
TIRANË-Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës pr/ligjin për kontrollin e disiplinimit të ndërtimeve. Drafti në fjalë është debatuar mes deputeteve të pozitës dhe opozitës gjatë shqyrtimit në komision. Deputetët e opozitës thanë se ka mospërputhje qëndrimesh mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve për këtë ligj.
Sipas deputetit socialist Eduard Shalsi Bashkia e Tiranës, e cila do zbatojë ligjin, e ka cilesuar të paplotësuar atë. Ndërkohë, përfaqësues të Ministrisë së Transporteve, thanë se ligji zgjidh problematikën nëse një ndërtues shpall falimentimin. Atëherë do jete Bashkia ajo që do bëjë kolaudimin e ndërtimit deri në dhënien e lejes së shfrytëzimit duke hapur rrugë hipotekimit.
Opozita kërkoi që para miratimit në komision për këtë draft të dëgjohen dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Opozita u largua nga komisioni, kurse mazhoranca miratoi e vetme ligjin.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/miratohet-vetem-me-votat-e-pd-se-pr-ligji-per-disiplinimin-e-ndertimeve-81008.html