Reshjet e shiur përmisojnë situatën në Fierzë

Reshjet e shiur përmisojnë situatën në Fierzë FIERZË- Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar disi situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin. Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare rezulton se niveli i Fierzës ka arritur në 262.3 metra, ndërsa prurjet llogariten në 90 metra kub në sekondë.

Niveli i Komanit ka arritur në 171 metra dhe ai i Vaut të Dejës 73.4 metra. Falë rritjes së prurjeve dhe nivelit të ujit në liqene është shtuar edhe prodhimi i energjisë.

Sipas të dhënave të KESH-it, konsumi në të gjithë vendin, për shkak edhe të të ftohtit, është rritur duke kapur 25 milionë kilovat orë në ditë, nga të cilat 11 milionë kilovat orë importohen dhe pjesa tjetër, prodhohen nga hidrocentralet.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/reshjet-e-shiur-permisojne-situaten-ne-fierze-81019.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek