
TIRANE- Pas takimeve me krerët e shtetit shqiptar Drejtori i Zgjerimit në KE, Stefano Sanino ka zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Sanino shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi. Sanino dhe Sequi u shprehën se e konsiderojnë Institucionin e Avokatit të Popullit, një institucion shumë të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë në vend, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe si i tillë do të gjejë të gjithë mbështetjen nga Bashkimi Europian dhe strukturat e BE-së”.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/sanino-takon-avokatin-e-popullit-mbeshtetje-nga-be-81024.html