Përgjimet e ryshfetit, Prokuroria: Korrupsion në Gjykatën e Lartë

Përgjimet e ryshfetit, Prokuroria: Korrupsion në Gjykatën e Lartë TIRANE-Agron Lumeshi, nipi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari, akuzohet nga prokuroria se diktoi vendimin për lirimin e një të dënuari për vrasje. Njësia e specializuar Task-Forcë e drejtuar nga Besnik Cani hetoi për afro dhjetë muaj për të hedhur dritë mbi aferën korruptive që implikon dhe Gjykatën Supreme. Sipas prokurorisë, i pandehuri Agron Lumeshi, djali i motrës së Dizdarit, ishte personi që i kishte premtuar, Renato Mellarajt, vëllait të të dënuarit Vilson Mellaraj, zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë në favor të të afërmit të tij. Në kërkesën për gjykim ndaj tre të akuzuarve, Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj thuhet se, ndikimi pranë Kolegjit Penal ishte realizuar por gjykatësit nuk firmosën lirimin e të dënuarit pasi hetimi ishte dekonspiruar. Më poshtë po botojmë të plotë dosjen e prokurorisë, e cila duket se hap dhe një front lufte të ftohtë mes kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe shefes së organit qendror të akuzës, Ina Rama, pasi për herë të parë flitet hapur për korrupsionin në Gjykatën Supreme.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/pergjimet-e-ryshfetit-prokuroria-korrupsion-ne-gjykaten-e-larte-81028.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek