
PUKE-Rreth 12 persona u bllokuan disa ore paraditen e sotme nga bora ndërsa tentuan me cdo mjet të dilnin nga izolimi.
Të bllokuarit mes të cilëve dhe gra po vinin në këmbë nga fshati Kabash në drejtim të qytetit të Pukës për të siguruar ushqime dhe medikamente mjekësore. Personat kanë kontaktuar me TVNews24 dhe pas bërjes publik të lajmit për bllokimin e tyre reaguan forcat e policisë dhe zjarrfikësit e Pukës.
“Ishim 12 veta, 2 në gjendje shumë të rëndë. Ata u kthyen se nuk kishin mundësi të dilnin në Pukë. U nisëm të merrnim bukë dhe ilace të cilat na mungojnë. Falenderojmë TvNews24 që po japin në kontribut për problemet tona shqetësuese që kemi.
Sa u lidhëm me Tv ata morën masa dhe policia reagoi direkt duke na ndihmuar. Ishte e pamundur për ne të canim borën, trashësia ka shkuar ku nuk mban më”, shprehet një prej banorëve pas ngjarjes.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/puke-bora-izolon-12-persona-policia-i-ndihmon-pas-apelit-ne-tvnews24-81037.html