
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha shprehu sot, ngushëllimet në ambasadën e Egjiptit në Tiranë, për viktimat e shkaktuara pak ditë më parë, nga përplasjet e dhunshme midis tifozëve gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin e Port Said-it.
Me këtë rast, ambasada egjiptiane kishte hapur librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha shprehu dhimbjen e trishtimin për humbjen e jetëve njerëzore, gjatë një eventi sportiv që duhet t’i bashkojë njerëzit, por që, fatkeqësisht, u kthye në një tragjedi.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vrasja-e-tifozave-berisha-shpreh-ngushellimet-ne-ambasaden-egjiptiane-81042.html