
VLORË- Pas ngjarjeve të javëve të fundit ku ka pasur dhe disa raste të grabitjeve me armë, rritet prania e forcave të policisë në qytetin e Vlorës. Së fundmi blutë e qytetit bregdetar kanë shtuar postblloqet në akse duke e rritur numrin në 6 të tilla, në pika të ndryshme.
Kontrollove u nënshtrohen të gjitha mjetet e dyshimta apo personat e dyshimtë për forcat e rendit, që ndryshe nga ditë më parë këtë herë efektivët në postblloqe janë të pamaskuar.
Përjashtim nga kontrollet mësohet se do jenë familjarët, ndërsa masat më të rrepta do të ushtrohen gjatë orëve të natës.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/grabitjet-shtohen-postblloqet-ne-vlore-81053.html