21 Janari, Rama: Vrasjet jo mbrojtje, por dėnim me vdekje ndaj opozitės

21 Janari, Rama: Vrasjet jo mbrojtje, por dėnim me vdekje ndaj opozitės TIRANE-Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama u shpreh sot nė emisionin televiziv “5 pyetje nga Babaramo” se rivendosja e rendit publik dhe garantimi i jetės e biznesit tė qytetarėve mbetet prioritet gjithmonė dhe mė i fuqishėm pėr PS.
“Ėshtė njė prioritet gjithmonė dhe mė i fuqishėm, pėr shkak se krimi po e mbyt Shqipėrinė. Sot ėshtė fakt se krimi sundon rrugėve dhe dikton dhe axhendėn e lajmeve tė pėrditshme me bėmat, me vrasjet, eksplozivėt, nga ana tjetėr ne nė programin tonė pėr njė ‘Rilindje Shqiptare” kemi vėnė theksin pėr njė qėndrim tė ashpėr ndaj krimit dhe shkaqeve tė krimit”. 

Sipas kreut tė PS, krimi i ka ngulur rrėnjėt nė shoqėrinė shqiptare pėr disa arsye, ku mė e madhja ėshtė keqeverisja shqiptare dhe pandeshkueshmeria nga gjykatat. 
“Ajo qė po ndodh ėshtė shkak i shpėrbėrjes sė pėlhurės shqiptare tė vendit. Krimi i ka ngulur rrėnjėt nė njė shoqėėri pėr shkak tė keqqeverisjes. Krimi ushqehet nga njė sėrė arsyesh tė tjera sociale, tė kthyera nė plagė tė cilat janė bazė. Krimi ka dalė nga kontrolli i zinxhirėve tė mundshėm. Krimi sot nuk i trembet ligjit as gjykatave, e ka vrarė frikėn ndaj ligjit dhe kultura e pandėshkueshmėrisė ėshtė stimul ndaj krimit”.

Rama mė tej, akuzoi se dhe shifrat qė jep qeveria pėr krimin nuk janė reale pasi tashmė i fabrikon ato. Kreu i PS njofton se tė premten PS do bėjė tė ditur nė njė tryezė pėr drejtėsinė, shifrat reale mbi krimin nė vend.
“Ndėrkohė sa i pėrket shifrave ne sot kemi lajmėruar se ditėn e premte nė tryezėn tonė pėr rendin publik nė programin e rilindjes shqiptare do paraqesim shifra reale. Historia e shifrave ėshtė kthyer nė njė makth se qeveria fabrikon shifrat duke filluar nga ekonomia. ndėrkohė qė akti i fundit pėr vendosjen e INSTATI-t nėn hyqmin e kryeministrit provon se qeveria ka nevojė edhe mė shumė pėr shifra tė fabrikuara, nė njė botė mediatike nga pushteti pėrmes interesash qė lidhen drejtpėrdrejt me pushtetin”. 

21 JANARI
Kryetari i PS-sė duke folur pėr hetimin e 21 janarit u shpreh se hetimi po shkon nė rrugėn e duhur, falė kurajos sė kryeprokurores Ina Rama dhe mbėshtetjes sė SHBA-ve.
“Pėr hetimin e ngjarjeve tė 21 janarit janė bėrė hapa tė rėndėsishėm falė kurajės dhe integritetit tė kryeprokurores Ina Rama dhe mbėshtetjes sė SHBA. Falė ekspertizės sė FBI kanė dalė nė pah provat qė gozhdojnė qeverinė, nxjerrin nė pah se janė vrasje me paramendim, janė dėnime tė mirėfillta me vdekje dhe pa gjyq ndaj protestuesve tė pafajshėm”, tha Rama.

I pyetur nėse kishte ndėrmend tė kėrkonte falje pėr ngjarjet e 21 janarit, tashmė kur ka kaluar njė vit, kryesocialisti Rama u shpreh, se pėrgjegjėse pėr tė ėshtė vetėm qeveria.

“Masakrėn e 21 janarit nuk e bėri opozita, por qeveria qė vrau me pushkėt e gardės nėn pėrgjegjėsinė e kryeministrit dhe ministrit tė Brendshėm, ky krim nuk mund tė balancohet. Njerėzit nė demonstratė me vullnet tė lirė, nuk i pėrdori opozita”.
Kreu i opozitės sqaroi mė tej se nė 21 janar tė vitit tė kaluar “Demonstruesit u ndaluan dhe u hetuan, asgjė e tillė nuk ka rezultuar, asnjėri prej tyre nuk ėshtė fajtor pėr asgjė. Ata kanė reaguar nė mėnyrė spontane, pasi i provokoi policia”, tha ai.

Kreu i PS u shpreh i gatshėm tė hetohet pėr ngjarjet e 21 janarit, nėse organi i akuzės kėrkon dicka tė tillė.
“Prokuroria e Pėrgjithshme ka tė gjithė tė drejtėn tė hetojė gjithcka sheh tė arsyeshme, ne kėrkojmė hetim tė paanshėm, i qėndrojmė kėsaj kėrkese edhe kur pėrfshihen deputetėt e PS. Kam gatishmėri qė sikurse tre deputetėt dorėzuan vullnetarisht mandatin, ta bėjnė edhe tė gjithė tė tjerėt. Edhe unė jam i gatshėm tė vihem nė dispozicion tė Prokurorisė, nuk kam asgjė pėr tė fshehur”, tha Rama.

Rama theksoi se mė 21 Janar janė shkelur tė drejtat e njėriut pasi janė rrahur tė ndaluarit dhe u janė kėrkuar dėshmi tė rreme.
Kurse rreth kėrkesave tė ambasadorit amerikan Arvizu qė prokurorisė mos t’i bėhet presion, Rama theksoi se kėrkesa pėr tė heuar Berishėn dhe Bashėn nuk pėrbėn asnjė presion, por vetėm qėndrim. Sipas kreut tė PS, nuk ka mė dyshime se kush dha urdhrin pėr tė qėlluar mė 21 Janar.
“Kėrkesa jonė qė Berisha dhe Basha tė heton nuk ėshtė presion ndaj prokurorisė, por qėndrim nė kėrkim tė sė vėrtetės, ndėrkohė qė ne nuk kemi as pikėn e dyshimit se garda republikane nuk mund tė hapte zjarr pas atė urdhėr dhe atė urdhėr nuk mund ta jepte kush pėrvec kryeministrit dhe ministrit tė brendshėm”.

Rama nuk pranoi tė bėjė komente rreth deklaratės sė Arvizu pėr Lulzim Bashėn qė e cilėsoi pak kohė mė parė ‘si njė yll nė ngjitje’, por theksoi se falenderon ambasadorin pėr mbėshtetjen qė i ka ofruar prokurorisė pėr hetimet e 21 Janarit.

“Nuk dua tė bėj komente pėr kėtė perceptim tė Arvizu, por pėrfitoj nga rasti ti shpreh mirėnjohje Arvizu pėr mbėshtetjen pa ekuivok hetimit pėr 21 Janarin jo vetėm duke kėmbėngulur qė e vėrteta tė dalė, por duke patur njė rol tė madh nga FBI e SHBA qė e vėrteta tė dalė. Kjo pėrbėn pėr ne njė motiv qė t’i jemi pėrgjithmonė mirėnjohės ambasadorit Arvizu”.

Kreu i PS theksoi se mė 21 Janar u vranė 4 njerėz dhe u plagosėn shumė tė tjerė duke shkelur rėndė Kushtetutėn e vendit.
“Janė shkelur nė mėnyrėn mė barbare kushtetuta e republikės sė shqipėrisė. Ato nuk janė vrasje pėr tė mbrojtur, por dėnime me vdekje ndaj opozitės. Dhe mos harrojmė se ajo qė ka ndodhur do ishte e ligjshme, kushtetuese, do shtet nė funksion tė ligjit e rendit ligjor nė Shqipėri, kryeministri nuk do kishte nevojė tė fshihte prova duke fshirė serverin e kryeministrisė dhe kjo nuk mund tė ndodhė pa miratimin e tij. Koloneli nuk do kshte nevojė tė ndėrronte tytėn dhe heronjtė e Berishės, barbarėt qė qėlluan nė drejtim tė popullit, jo nuk do ishte e ligjshme”.

Rama thekson se nuk ka ligj nė botė qė justifikon vrasjet e kryera mė 21 Janar tė vitit 2011 nė Bulevardin Deshmoret e Kombit, perballe kryeministrise.
“Sė pari aty ku u kryen vrasjet nuk ka patur nevojė pėr asnjė tampon, se aty ka patur hapėsirė pėr tė lozur futboll. Njerėzit janė tėrhequr, dhe deputetėt qėndruan nė protestė duke tėrhequr protestuesit dhe qėndruan nė mes tė plumbave. Nuk ka asgjė nė botė qė justifikin ato vrasje, asnjė argument teknik, politik, ligjor e kushtetues qė justifikon ato vrasje dhe qė heq pėrgjegjėsinė e drejtpėrdrejtė tė kryeministrit e ministrit tė brendshėm pėr ato vrasje”.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/21-janari-rama-vrasjet-jo-mbrojtje-por-denim-me-vdekje-ndaj-opozites-81057.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek