
TIRANE - I ftohti polar, shoqëruar me trashësinë mbi 2 metra të dëborës dhe uljen e ndjeshme të temperaturave gjatë 24 orëve të fundit, ka krijuar një situatë tejet të vështirë në Kukës e Tropojë.
Situata rëndohet më tej se krahas dëborës, ngricave e rrugëve të bllokuara, në pjesën më të madhe të verilindjes, për shkak të avarive në rrjet, mungon energjia elektrike.
Në orët e vona të ditës së martë, është arritur që të shpëtohen dy persona, pas 48 orësh të izoluar në Qafë Luzhë të Tropojës.
Pasditen e djeshme helikopterët kryen disa fluturime në Kukës me qëllim dhënien e ndihmës njerëzve të rrezikuar si dhe dërgimin e disa ndihmave.
Ndërkohë mësohet se të gjitha fshatrat e rrethit Pukë janë tërësisht të izoluara nga dëbora, ndërsa në komunën Blerim situata paraqitet problematike për shkak se kanë mbaruar burime ushqimore. Edhe në Dibër rezultojnë të bllokuara të gjitha komunat, ndërsa termometri shënoi deri -20 gradë celsius.
Situata e rrugëve në veri
Akset Fushë Arrëz-Kukës,B.Curri-Fushë Arrëz,8 ditë të bllokuara
Akset Pukë- Fushë Arrëz, Pukë-Shkodër, të kalueshme me zinxhirë
Aksi Fushë Arrëz-Mirditë i kalueshëm me zinxhirë
Kukës,aksi Morinë-Kalimash i kalueshëm me vështirësi
Kukës-Krumë e kalueshme me vështirësi edhe me zinxhirë
Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë e bllokuar
Akset Kukës-Shishtavec,Kukës-Bushtricë të bllokuara
Aksi Kukës-Peshkopi vijon të jetë i bllokuar
Aksi Peshkopi-Qafë Buall me vështirësi edhe me zinxhirë
Aksi Peshkopi-Librazhd, vijon të jetë i bllokuar
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/i-ftohti-polar-temperaturat-deri--20-grade-ne-veri-izolohen-komunat-81069.html