Moti i keq, shënohet viktima e parë në Tiranë

Moti i keq, shënohet viktima e parë në Tiranë TIRANË- Moti i ftohte dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në kryeqytet.. Një person gjendet i vdekur pranë urës së Minsitrisë së Jashmte.

Burime policore bëjnë me dije se viktima e seksit mashkull është vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë, në nurmin 129, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, pasi policia nuk I ka gjetur asnjë mjet identifikimi, ndërkohë nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i vdekjes dyshoeht të jetë i ftohti dhe 35 vjecari të jetë endacak.

Viktima ëhstë dërguar në morgun e QSUT-së ku eksperiza meko ligjo do jetë ajo që do të zbardhë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së viktimës.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/moti-i-keq-shenohet-viktima-e-pare-ne-tirane-81077.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek