
MAT- 5 barinj me rreth 300 kokë bagëti prej 8 ditësh vijojnë të jenë të bllokuar në vendin e quajtur Pasdeje në Mat.
Barinjtë prej 8 ditësh qëndrojnë në godinat e ndërtuara për to dhe bagëtitë në zonën e Pasdijes, ndërkohë mësohet se po i pakësohen edhe rezervat ushqimore.
Gjendja e barinjve rezulton të jetë rënduar, për shkak të ftohtit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre kanë shqetësime.
Trashësia e borës në këtë zonë shkon në 1.5 deri në 2 metër c'ka vështirëson edhe ndërhyrjen e mjeteve të ndihmëse apo fadromave. ndërkohë era e fortë e bën të pamundur edhe ndërhyrjen nga ajri. Fshati më i afërm është 1 orë e gjysëm larg dhe barinjtë mbeten në mëshirë të fatit
Sot pritet të mblidhet edhe shtabi i emergjenca, i cili do të vendosë për fatin e tyre.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/mat-barinjte-prej-8-ditesh-te-bllokuar-nga-bora-rendohet-gjendja-81079.html