
LUSHNJE- Një 44-vjecare në Lushnje ka mbetur e vdekur në vend pasi është përplasur nga një mjet tip benz me targa të Lushnjes 2699 C.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ndërkohë që policia bën me dije se viktima është Pranvera Braga, e cila është përplasur teksa mblidhte kanace.
Polica bën me dije se drejtuesi i mjetit Markel Çela 21-vjeç dhe dy pasagjerët Enea Mykollari 19-vjeç dhe Ervis Kopani 20 vjeç janë plagosur por gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesin të mjetit Markel Çela.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/lushnje-mblidhte-kanace-e-perplas-makina-dhe-vdes-81085.html