
KUKËS- Izolimi dhe era e fortë nuk ka penguar një nënë 29-vjecare të sjellë në jetë 2 binjake vajza. 29- vjecarja është transportuar nga fshati Orgjost i komunës Zapod të rrethit të Kukësit pas një udhëtimi prej 6 orësh në këmbë.
Sipas mjekëve nëna e re ka lindur dy fëmijët e saj para kohe, ndërkohë që lindja e saj ka qenë e vështirë.
Shëndeti i nënës së re dhe dy foshnjave është nën mbikqyrjen e mjekëve dhe gjithcka është drejt normalizimit të plotë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kukes-nena-sjell-ne-jete-dy-binjake-pas-6-ore-rruge-mes-bores-81090.html