Berisha-Tahiri: Respektimi i kufijve të Ballkanit, në interes të rajonit

Berisha-Tahiri: Respektimi i kufijve të Ballkanit, në interes të rajonit TIRANË - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje në mbrëmje, një takim me zëvendëskryeministren dhe negociatoren e Republikës së Kosovës në Bruksel, Edita Tahiri.

Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se në këtë takim, Tahiri informoi Kryeministrin Berisha për të gjithë ecurinë e bisedimeve me palën serbe dhe me njësinë e Brukselit, si dhe zhvillimet pas vendimit të heqjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha mbështeti qëndrimet e qeverisë së Kosovës në negociatat e Brukselit, si një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjithë rajonin. Në takim të dy bashkëbiseduesit u shprehën se problemet në veriun e Kosovës janë probleme të krijuara dhe të manipuluara nga Beogradi.

Respektimi i marrëveshjeve nga Serbia dhe heqja e strukturave paralele nga veriu i Kosovës është një kusht përcaktues për ecurinë normale të procesit të Brukselit.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se strukturat paralele në veri të Kosovës dhe mosrespektimi i marrëveshjeve nga pala serbe përbëjnë një nga problemet më serioze midis Kosovës e Serbisë, sikundër theksuan se Shqipëria dhe Kosova besojnë se respektimi i kufijve aktualë të jugut të Ballkanit është interesi më i mirë i të gjitha vendeve dhe kombeve të rajonit.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/berisha-tahiri-respektimi-i-kufijve-te-ballkanit-ne-interes-te-rajonit-81101.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek