Mirëkuptim mes izraelitëve dhe palestinezëve
Duke folur para mijëra besimtarëve në Katedralen e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë apeloi për gjetjen e mirëkuptimit mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Papa Benedikti tha se njerëzit duhet të luten për hapjen e zemrave, në mënyrë që të mund të hapen edhe kufijtë. Vitin e ardhshëm Papa ka plane të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe territoret palestineze.
Raportet e njerëzimit me pasurinë
Kreu i katolikëve romanë në Angli dhe Uells, kardinali Cormac Murphy-O'Connor, ka folur për një humbje të besimit të shkaktuar nga kriza globale financiare.
Kardinali Murphy-O'Connor tha se janë shënuar raste të sjelljes jashtëzakonisht të dëmshme nga persona në qendër të sistemit financiar dhe se do të ketë vështirësi për rikthimin e besimit.
Ai tha se vështirësitë aktuale në botën e financave ofronin një mundësi të rrallë për të rishikuar raportet e njerëzimit me pasurinë. Sipas kreut të katolikëve romanë në Angli dhe Uells, në ditët e sotme, paraja dhe prona çmohen më shumë se vetë qeniet njerëzore.
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.25 | 141.87 |
| USD | 106.65 | 111.05 |
| GPB | 168.56 | 175.51 |
| CHF | 113.40 | 118.08 |