Shpifja-fyerja, shtyhen të hënën ndryshimet në Kodin Civil dhe Penal

Shpifja-fyerja, shtyhen të hënën ndryshimet në Kodin Civil dhe Penal TIRANË- Shtyhet për të hënën e ardhshme miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe Civil lidhur me akuzën e shpifjes dhe fyerjes.

Sipas ndryshimeve të hartuara nga Ministria e Drejtësisë, kërkohet që akuza e shpifjes të kalohet nga Penali në Kodin Civil, duke parashikuar vetëm gjobë si penalizim.

Opozita nga ana e saj ka kërkuar që të mos ndërhyhet për këtë çështje në Kodin Penal, duke u shprehur që kodi të mos preket por thjesht të hiqet vendimi me burg.

Të hënën komisioni do të shqyrtojë të dy kodet.Të pranishëm në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ishin edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, dhe kreu i Institutit të Medias Remzi Lani, të cilët kanë mbështetur ndryshimet.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/shpifja-fyerja-shtyhen-te-henen-ndryshimet-ne-kodin-civil-dhe-penal-81114.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek