
TIRANE - Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu iu përgjigj deklaratës së kryetarit të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, në lidhje me mosmarrjen e një përgjigjeje nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për ato që i janë kërkuar nga ky komision.
Përmes një konference për mediat, Spahiu theksoi se “KLD-ja si çdo institucion tjetër është i hapur që në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë t’i japë informacion çdo qytetari në bazë të ligjit. Dera e KLD-së është e hapur por ka një radhë në praktikën e institucioneve shqiptare.”- deklaroi Spahiu.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/spahiu-kld-e-hapur-per-ti-dhene-informacione-cdokujt-sipas-ligjit-81119.html