
SARANDË- Arrestohet në flagrancë mjeku, Jani Qirjaqi teksa po kryente një vizitë në spitalin e Sarandës ku dhe ushtron profesionin e tij.
Burime të policisë së Sarandës bëjnë me dije se mjeku u kap në flagrancë mesditën e sotme teksa i merrte një pacienti para në këmbim të një raport kempi.
Sipas policisë mjeku i kërkoi shtetasit me inicale B.D 25 mijë lekë të reja në këmbim të raportit.
Mjeku tashmë do të përballet me akuzën e mitmarrjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/sarande-mori-rryshfet-kapet-ne-flagrance-doktori-81121.html