
DURRES- Një 16-vjeçar nga Fushë Kruja, që dyshohet të ketë vjedhur dy transformatorë të energjisë elektrike, është ndaluar natën e kaluar nga forcat e policisë së rrethit.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se brenda një jave 16-vjeçari E. T., banues në fshatin Hasan, 2 km larg qytetit, ka lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatit Borizanë si dhe firmën "Inert 2000" me qendër në fshatin e tij. Sipas të njejtave burime, adoleshenti nga fshatrat e Fushë Krujës dyshohet të ketë vjedhur në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, transformatorët e energjisë me fuqi 6 kilovat, të cilët ishin instaluar në mjedis të hapur, në shtylla metalike.
Burimet e policisë thanë se ndërkaq në Durrës është ndaluar një 37-vjeçar nga Tetova (Maqedoni), i cili kishte vjedhur dy banesa, në të cilat kishte qëndruar përkohësisht si qiraxhi. Gjatë kontrollit 37-vjeçarit Jusuf Bexheti i janë gjetur një sërë pajisjesh elektroshtëpiake, të marra në banesat përkatësisht në lagjet 13 dhe 18 të qytetit bregdetar.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ndalohet-16-vjecari-vodhi-transformatoret-e-energjise-elektrike-81127.html