Sipas agjensise prestigjioze franceze "AFP" keto jane 10 ngjarjet kryesore ne bote gjate 2008:
- 3 mars: RUSI – Fitorja presidenciale e Dmitri Medvedevit, pasardhës i Vladimir Putinit, i cili u emërua si kryeministër me shumicë votash.
-
2 qershor: KOLUMBI – Ushtria kolumbiane liron franko-kolumbianen Ingrid
Betancourt pas gjashtë viteve të mbajtur peng nga FARC në xhunglën
kolumbiane. Gjatë këtij operacioni u liruan dhe 14 pengje të tjerë.
-
7-8 gusht: KONFLIKTI GJEORGJI-RUSI - Ofensivë ushtarake nga Gjeorgjia
kundër rebulikës së saj rebele të Osetisë së Jugut e mbështetur nga
Moska.
Rusia ndërmori një operacion ushtarak dhe tërhoqi ushtarët e fundit në muajin tetor.
Konflikti
u shtri dhe në Abkahazi, një tjetër republikë rebelë në Gjeorgji e
mbështetur nga Moska. Rusia njohu pavarësinë e këtij rajoni me 26 gusht.
- 18-19 gusht: AFGANISTAN
- Të paktën 10 ushtarë francezë u vranë në luftime në afërsi të Kabulit
nga sulmet kundër forcave ndërkombëtare në këtë vend. Në dhjetor,
Uashingtoni premtoi dërgimin e 7 000-8 000 trupave shtesë për të
luftuar talebanët. Më 7 korrik një atentat kamikaz vuri në shënjestër
ambasadën e Indisë duke shkaktuar kështu 60 të vdekur në Kabul.
-
8-24 gusht: LOJËRAT OLIMPIKE TË PEKINIT - Kina bëhet fuqia e parë
olimpike me 51 medalje ari, që u rendit para SHBA-së që fitoi 36
medalje nga 100 të tilla.
- 15 shtator:
KRIZA FINANCIARE DHE EKONOMIKE - Falimentimi i bankës amerikane
''Lehman Brothers'' shënoi dhe fillimin e një krize financiare botërore
që nisi në vitin 2007 në SHBA me shkatërrimin e tregut nga kreditë për
pasuritë e patundshme që do të sjellë kështu dhe rrënimin e ekonomisë
ndërkombëtare.
Më të prekurit nga kriza janë veçanërisht ndërrmarrjet financiare dhe sektori i automobilave.
SHBA-ja, Britania e MAdhe, Gjermani, Italia dhe Islanda kanë hyrë tashmë në recesion.
- 25 shtator: KINË/HAPËSIRË - Mision historik i anijes kozmike II-F, që kishte në bord kinezin e parë në hapësirë.
-
4 nëntor: SHBA/OBAMA - Demokrati Barack Obama korri një fitore të madhe
duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë në SHBA. Obama zgjodhi
ish-rivalen e tij Hillary Clinton për të drejtuar diplomacinë dhe në
krye të Pentagonit zgjodhi republikanin Robert Gates.
- 26-29
nëntor: INDI/ATENTATE - Sulme të ndërrmarra nga 10 islamikë të
armatosur kundër stacionit qëndror hekurudhor, një spitali dhe dy
hoteleve luksoze ku humbën jetën 172 persona, 26 prej të cilëve ishin
të huaj. India akuzoi grupin islamik Lashkar-e-Taiba, me bazë në Pakistan, për organizimin dhe kryerjen e këtyre sulmeve.
-
2 dhjetor: TAJLANDE - Gjykata Kushtetuese urdhëroi largimin e partisë
në pushtet për mashtrime elektorale dhe ndaloi të gjithë aktivitetin
politik të kryeministrit Somshai Wongsawat për pesë vite. Vendi njohu
një krizë që solli për tetë ditë manifestime antiqeveritare që
shkaktuan mbylljen e dy aeroporteve në Bangkok ku si pasojë ngelën të
bllokuar më shumë se 350 000 pasagjerë
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.25 | 141.87 |
| USD | 106.65 | 111.05 |
| GPB | 168.56 | 175.51 |
| CHF | 113.40 | 118.08 |