Virozat gripale, situata epidemiologjike nën kontroll

Virozat gripale, situata epidemiologjike nën kontroll TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka rritur sistemit alert për gripin stinor, ndërkohë që ka marrë masa për mbajtjen nën kontroll të situatës epidemiologjike.

Numri i rasteve me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore javën e fundit ka arritur në rreth 22 mijë, ndërkohë që drejtuesit e shëndetësisë kanë apeluar sot për më shumë kujdes nga qytetarët.

"Numri i rasteve me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore javën e fundit është rreth 22 mijë, ç’ka do të thotë që virusi i gripit stinor është në qarkullim të plotë", tha drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha sot në një konferencë për mediat. Sipas tij, situata epidemike pritet që gjatë muajit shkurt dhe javët e para të marsit të këtë rritje dhe të arrijë kulmin e kurbës së rritjes së rasteve. Megjithatë, Pipero shton se situata është nën kontroll të plotë.

Ai apelon që të bëhet kujdes në ditët e ftohta, sidomos me fëmijët dhe të moshuarit.
"Ka nevojë për kujdes të shtuar nuk ka nevojë për panik. MSH është në gatishmëri për çdo kërkesë dhe ankesë të qytetarëve lidhur me shëndetin e tyre", tha Pipero.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/virozat-gripale-situata-epidemiologjike-nen-kontroll-81150.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek