
TIRANE-Taksa e Sheshtë, e cila zbatohet ne vendin tonë ka marrë komplimentat nga vetë botuesi i revistes prestigjiozes “Forbes”, Steve Forbes.
Gjatë një intervistë dhënë për televizonin “BI EN EN”, Forbes ka përmendur në mënyrë të veçantë rastin e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si të suksesshëm në aspektin e zbatimit të së ashtuquajturës “Taksa e Sheshtë”.
“Shqipëria dhe Bullgaria kane vënë një taksë të sheshtë, në nivelin prej dhjetë për qind, që e bën shumë të lehtë për ta mbledhur atë”, ka theksuar ai.
Duke shtuar, se një të tillë mund ta aplikojë edhe Greqia, madje duke theksuar se vendi ballkanik në krizë të thellë, ka nevojë për një gjë të tillë. Steve Forbes ka theksuar edhe faktin e privatizimeve, duke i cilësuar ato si të domosdoshme, duke mbështetur në këtë mënyrë qeverinë shqiptare për ndërmarrjen e tyre.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/forbes-komplimenton-taksen-e-sheshte-81157.html