Prifti në prokurori: Zgjasni afatet e hetimit

Prifti në prokurori: Zgjasni afatet e hetimit TIRANE- Hetimet për ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish vartësin e tij Leonard Beqiraj, ka shumë gjasa të mos mbyllen sot, kur është dhe afati përfundimtar i Prokurorisë së Përgjithshme për të firmosur për fatin e dy të dyshuarve për korrupsion.

Burime të besuara të “Gazeta Shqiptare” bënë të ditur se avokatët mbrojtës të deputetit Prifti dhe ish zv. ministrit të Ekonomisë Beqiraj, kanë kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit edhe për një periudhe kohore prej një muaji.


Pak ditë më parë, avokatët Fatmir Braka dhe Vladimir Meçi, të cilët mbrojnë përkatësisht interesat e ish-ministrit të Ekonomisë Prifti dhe ish-numri dy të këtij dikasteri, Leonard Beqiraj, i janë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, me një kërkesë që lidhet me zgjatjen edhe për një muaj të afatit hetimor.

Bëhet fjalë për materialin video në të cilin shfaqej Dritan Prifti së bashku me ish-zv.ministrin e Ekonomisë, Leonard Beqiri, duke ndarë një shumë prej 70 mijë eurosh.

Prokuroria ende nuk e ka marrë një vendim të tillë, nëse do ta pranojë kërkesën dhe do ta zgjasë afatin hetimor për dy të dyshuarit, vendim që duket se do të merret gjatë ditës së sotme.
(Lexoni shkrimin e plotë sot në Gazeta Shqiptare)

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/prifti-ne-prokurori-zgjasni-afatet-e-hetimit-81165.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek