Moti i keq, prej 9 ditësh të bllokuara disa akse rrugore

Moti i keq, prej 9 ditësh të bllokuara disa akse rrugore TIRANË- Vijojnë temperaturat e ulëta në gjithë vendin, ndërkohë që situata është më e vështirë prej disa ditësh në zonat e veriut. Në Pukë prej 9 ditësh akset Fushë Arrëz-Kukës dhe Fushë Arrëz-Bajram Curri.

Të kalueshme me zinxhirë segmentet Pukë-Shkodër, Pukë-Fushë Arrëz, Hadroj-Mirditë, ndërsa akset rurale të gjitha të bllokuara. Rreth 200 familje Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë Mali e Qelëz kanë nevoja emergjente për ushqime.

Prezencë akulli në të gjitha rrugët e Kukësit dhe të gjitha komunat janë të bllokuara. Të bllokuara akset Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë, Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi dhe Kukës-Bushtricë.

Të kalueshme me vështirësi edhe me zinxhirë Kukës-Krumë, Morinë-Kalimash. Energjia elektrike mungon prej rreth një muaji në fshatrat e thella të disa komunave. Në Dibër me rrezikshmëri është qarkullimi në segmentin Peshkopi-Qafë Buall, pjesë e aksit nacional Peshkopi-Tiranë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd ende i bllokuar.

Ndërkaq në Korcë janë të kalueshme me zinxhirë Qafa e Qarrit, si dhe akset Korcë-Dardhë e Korcë-Voskopojë, ndërsa të bllokuara komunat Lekas, Clirim dhe Velcan. Ende nuk lejohet qarkullimi i kamioneve në aksin Kapshticë-Kozan.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/moti-i-keq-prej-9-ditesh-te-bllokuara-disa-akse-rrugore-81172.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek