
DURRËS- Sapo kishte përfunduar gjimnazin Leonik Tomeo djaloshi durrsak, Bledar Mezi diagnostikohet me një sëmundje shumë të rëndë sic është leukemia acute. Sot 2 vjet më pas e vetmja mundësi që të mbijetojë është transplanti palcës së kockave në një spital Italian atje, ku ai ndodhet që prej vitit 2010 së bashku me nënën e tij, por shpenzimet e transplantit janë të papërballushme për familjen e tij.
“Kërkoj të më ndihmojnë për sëmundjen e djalit, është një sëmundje që kërkon shpenzime të mëdha. Është mjekuar, por nuk ka përmirësime. Tani kërkohet të bëhet transpanti i palcës së kockës, i cili kërkon 250 mijë euro. Unë si baba jam papunë, nuk përballoj dot ushqimin, para dy muajsh kam marrë borxhe edhe për të ngrënë”, shprehet i ati Ogil Mezi.
Apelit të babait të 21-vjecarit i është bashkuar së pari Këshilli Bashkiak i Durrësit.
“Janë duke mbledhur të ardhura. Në ditët në vazhdim do vazhdojmë me një fushatë sensibilizuese”, tha Indrit Hamiti, Kryetar i Këshillit Bashkaik të Durrësit.
Llogaritë bankare të hapura në disa shtete pritet të kontribuojnë sadopak për 21-vjecarin, i cili cdo ditë që kalon përkeqësohet më shumë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/durres-21-vjecari-me-leucemi-lufton-me-vdekjen-familja-apel-per-ndihme-81177.html