
TIRANË-Forcat e policisë janë njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë të një 42-vjeçari, i cili u identifikua si Fatbardh Mahmut Allushi. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në fshatin Shtish të Tufinës rreth orës 13:20.
Sipas hetimeve të uniformave blu bëhet me dije se viktima është gjetur me një armë gjahu të markës “Brenda”, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia ka ngritur dyshimet se 42-vjeçari është vetëflijuar pas ndonjë gjendje të mundshme depresive. Ndërkohë që nga akt-ekspertiza rezulton se viktima është qëlluar në pjesën e pasme të kokës.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/gjendet-nje-i-vdekur-me-plage-cifteje-pas-koke--policia-eshte-vetevrare-81185.html