Kukës, 200 familje të bllokuara në komunën Surroj

Kukës, 200 familje të bllokuara në komunën Surroj KUKËS- Situatë tepër problematike në komunën Surroj në Kukës, ku banorët ankohen se pavarësisht apelit të tyre për ndihmë askush nuk ka ndërhyrë.

Në një lidhje telefonike me News24, një banor i kësja komune deklaron se në Surroj janë rreth 200 familje të bllokuara.

Banori Astrit Oka sqaron se “Mbi një javë e gjysmë në Surroj nuk lëviz asnjë makinë. Jemi ankuar tek kryetari i Komunës, 200 familje janë të bllokuara, dëbora mbi 1 metër e 20. Për emergjenca shëndetësore ikim në këmbë për në Kukës. Edhe ushqimet i marrim në Kukës, shkojmë në këmbë. Kryetari i Komunës rri në qytetin e Kukësit dhe nuk do ta dijë për problemet tona”, tha ky banor.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kukes-200-familje-te-bllokuara-ne-komunen-surroj-81191.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek