
FIER- Një 37-vjecar, baba i dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Apllonia” të qyteti të Fierit. Viktima u identifikua si Gentian Peshku. Ky i fundit është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.
Burime nga vendngjarja pohojnë se viktima ka përfunduar në xhamin e një automjeti, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit. Në vendngjarje kanë shukuar mënjëherë edhe ekspertë të policië, të cilët po hetojnë në dy pista, nëse vdekja është aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/fier-vdes-37-vjecari-ra-nga-kati-i-tete-ne-xhamin-e-makines-81194.html