
TIRANE- Tre raste emergjencash shëndetësore për tre gra vetëm ditën e sotme në komunën e Bytycit në Tropojë.
Në një komunikim telefonik me Neës 24 kreu i komunës së Bytycit, Feriz Hoxha, sqarpi se njëra prej grave, që ishte edhe në gjendje më të rëndë u transportua drejt kryeqytetit, ndërsa të tjerat mundën të marrin ndihmën në Bajram Curri.
Hoxha u shpreh se në Bytyc, aty ku ishin bllokuar tre emergjencat, dëbora arrin deri në 3 metra.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tropoje-3-emergjenca-shendetesore-ne-bytyc-81204.html