Tiranë, zjarri djeg garazhin e pallatit 5 katësh pranë Liceut

Tiranë, zjarri djeg garazhin e pallatit 5 katësh pranë Liceut TIRANE-Një vatër zjarri përfshiu sot garazhin e një pallati 5 katësh ne afërsi të zonës së Liceut artistik në Tiranë.
Zjarri i shkaktuar si pasojë e një defekti në linjën elektrike të pallatit përfshiu tubat e ajrimit në katin e nëndheshëm.

Banorët njoftuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat mbërriten në vendgjarje. Brenda një kohe të shkurtër dy automjete zjarrfikës ndërhynë duke evituar përphapjen e flakeve.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirane-zjarri-djeg-garazhin-e-pallatit-5-katesh-prane-liceut-81206.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek