Bora, Olli: Sot, 28 komuna të bllokuara

Bora, Olli: Sot, 28 komuna të bllokuara TIRANË- Situata e vështirë meteorologjike, e cila ka krijuar probleme të shumta në zona të ndryshme të vendit po përballohet me sukses nga Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, deklaroi Alfred Olli, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme.

Sipas Ollit, “nga 66 komuna të bllokura dy ditë më parë, sot rezultojnë të jenë ende të bllokuara 28 të tilla”.

Për sa i takon akseve nacionale, Olli bëri të ditur, se “përveç Qafë Malit – Dardhë – Fierzë në zonën e Pukës, Tropoja, në qarkun e Kukësit dhe në Dibër, aksi Krastë – Bulqizë, që janë të kalueshëm me zinxhirë dhe me vështirësi, akset e tjera janë të hapura dhe po i kthehen normalitetit”.

Gjithashtu ai vlerësoi se zonat më problematike janë Tropoja, në qarkun e Kukësit, ku të gjitha komunat vijojnë të mbeten të bllokuara. Puka, në qarkun e Shkodrës, ku disa nga komunat vijojnë të mbeten të bllokuara, si edhe në zonën e Dibrës ku po hasen vështirësi.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/bora-olli-sot-28-komuna-te-bllokuara-81213.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek