Greqi, arrihet marrėveshja e plotė pėr masat financiare

Greqi, arrihet marrėveshja e plotė pėr masat financiare ATHINE - Pėrfundoi pas mesnate, me marrėveshje jo tė plotė, takimi i liderėve politikė me kryeministrin Lukas Papadhimos, takim qė zgjati pothuajse 8 orė, por marrėveshja u plotėsua sot gjatė ditės. 

Siē u bė e ditur pas takimit, u ra dakord pėr tė gjitha pikat e programit me pėrjashtim tė kėrkesės pėr ulje tė pensioneve suplementare, ēėshtje e cila u diskutua sot dhe u gjet njė zgjidhje pėr tė siguruar 300 mln Euro kursime.

Liderėt politikė miratuan ndryshime dramatike nė tregun e punės, masa qė do t’ua vėshtirėsojnė mjaft jetėn qytetarėve grekė, por ekziston shqetėsimi, se nėse kėto masa nuk funksionojnė, Trojka do kėrkojė ndėrhyrje edhe mė tė dhimbshme deri nė fund tė vitit.

Ndėrkohė, ėshtė rėnė dakort pėr pjesėn tjetėr tė kursimeve, qė do tė sigurohen nga ulja e pagave minimale nė masėn 22%, nga reduktimi i pagave deri nė 32 %, shfuqizimi i tė gjitha pėrjashtimeve nga taksat, nga ulja e pensioneve bazė, nga privatizimet e disa kompanive shtetėrore dhe mbyllja e disa tė tjerave, shkurtimi i 15 000 punonjėsve gjatė kėtij viti, ulja e kostove nė shėndetėsi me 1,1 miliardė euro, reduktimi i 400 milionė euro nė shpenzimet buxhetore kryesisht nė sektorin e mbrojtjes, reduktimi i 400 milionė euro nė investimet publike, pėrftimi i 120 milionė euro nga uljet nė kompensimet, si dhe ulja e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore.

Nė masat e Memorandumit pėrfshihen gjithashtu edhe rikapitalizimi i bankave, ndryshimet nė sistemin e taksave, ndryshimi i marrėveshjeve kolektive tė punės etj. 

Tė dy marrėveshjet pritet tė shkojnė nesėr nė parlament, pėr t’u votuar deri ditėn e diel, me procedurėn e emergjencės, qė Greqia tė pėrfitojė ndihmėn prej 130 miliardė euro. 

Nga programi i ndihmės pėr Greqinė, varet mbijetesa financiare e vendit dhe perspektiva e tij. 

Eurogrup dhe kreditorėt privatė mblidhen sot pėr Greqinė

Njė maratonė bisedimesh ėshtė duke u zhvilluar edhe jashtė Greqisė, me qėllim "finishin" dhe ratifikimin e marrėveshjes pėr reduktimin e borxhit dhe kredinė e re.

Sot nė mėngjes ministri i Financave Venizelos u nis nė Bruksel ku do tė marrė pjesė nė mbledhjen e Eurogrup, nė mbrėmje nė ora 19:00. Venizelos u shpreh para largimit, se shkon nė Bruksel “me shpresėn qė Eurogrup do tė marrė njė vendim pozitiv pėr Greqinė”. Nė takimin e ministrave tė Financave tė Eurozonės do tė jetė e pranishme edhe drejtoresha e FMN-sė, Christine Lagarde.

Nė Paris do tė mblidhet komisioni i kreditorėve privatė tė Greqisė, pėr tė shqyrtuar pėrmbajtjen e bisedimeve tė ditėve tė fundit dhe pėrcaktuar hapat e mėtejshėm, siē bėri tė ditur njė zėdhėnės i Institutit Financiar Ndėrkombėtar (IIF).
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/greqi-arrihet-marreveshja-e-plote-per-masat-financiare-81161.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek