Tafaj: Sensibilizojmë nxënësit për internetin e sigurt

Tafaj: Sensibilizojmë nxënësit për internetin e sigurt TIRANE - Interneti i sigurt në çdo shkollë do të garantohet falë një programi që është krijuar nga një nxënës i vitit të parë në shkollën e mesme “Ismail Qemali”. Në kuadër të kësaj nisme, por në këtë shkollë është prezantuar ky program, në prani edhe të ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Programi do t’i dhurohet Ministrisë së Arsimit dhe do të shpërndahet më pas në çdo shkollë.

“Ne përpiqemi të sensibilizojmë nxënësit për ta përdorur internetin në një mënyrë sa më të sigurt. Unë pashë sa të përparuar janë gjimnazistët e këtij gjimnazi dhe sa mirë e njohin internetin.”- deklaroi ministri Tafaj.

Ndërkaq i pyetur në lidhje me rezultatet e provimit të shtetit që iu nënshtruan studentët e profesioneve të lira, Tafaj pranoi rezultatet e ulëta, por theksoi se duhen respektuar standardet e reja në arsim.

“Në çdo vend provimi i shtetit ka një shkallë suksesi relative, nuk mund të jetë asnjëherë 100%. Ne kemi vendosur shkallë suksesi 50% , që është krejtësisht e krahasueshme me atë që përdoret në vendet e tjera europiane.”- u shpreh Tafaj.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tafaj-sensibilizojme-nxenesit-per-internetin-e-sigurt-81215.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek