Vrasjet e 2 femrave, policia vijon hetimet: Asnjë i dyshuar

Vrasjet e 2 femrave, policia vijon hetimet: Asnjë i dyshuar TIRANË- Vazhdojnë hetimet për dy vrasjet e ndodhura në kryeqytet një javë më parë. Gjatë mesditës ekspertët e hetimit të zjarreve kanë ekzaminuar makinën e gjetur të djegur në Kombinat, e cila sipas policisë mendohet se ka lidhje me autorët e vrasjes së 25-vjecares Megi Jokici. Ndërkohë, iu është kërkuar autoriteteve doganore që të identifikojnë se në emër të kujt personi ka hyrë në Shqipëri makina tip Benz, me targa të huaja ‘CE 476 EF’.

Nga ana tjetër pritet të mbërrijë në polici dhe akt ekspertimi i zhvilluar ndaj makinës së konstatuar me tritol, e cila i përkiste të dashurës së objektivit të atentatit Arment Kocaj.

Burime të policisë së kryeqytetit, bëjnë me dije se përsa i përket vrasjes së Eleni Bashos në zonën e Shkozës hetimet vazhdojnë me rimarrjen në pyetje të të afërmëve të 35-vjecares. Duke u bazuar në prova e mbledhura deri në këto momente policia ka ngritur dyshimet për vrasës profesionistë me pagesë. Për të dy këto ngjarje policia nuk ka ende autorë të dyshuar.

VRASJET
Dy femra u vranë mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet në një hark kohor të shkurtër nga njëra tjetra, ndërsa ende nuk ka një autor të arrestuar për to. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve u gjet e vdekur rreht orës 18:40 pak metra larg banesës së saj me tre plumba pistoletë në gjoks, ndërkohë Megi Jokiçi, 25-vjec u qëllua rreth orës 21:30 dhe humbi jetën në spital si pasojë e plumbave të marra në nofull.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vrasjet-e-2-femrave-policia-vijon-hetimet-asnje-i-dyshuar-81228.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek