
AZERBAJXHAN- Kryeministri i vendit Sali Berisha nė vijim tė vizitės sė tij nė Azerbajxhan, zhvilloi njė takim me Kryeministrin e Azerbajxhanit z.Artur Rasi-zade.
Pas takimit, tė dy shefat e qeverive ishin tė pranishėm nė nėnshkrimin e Marrėveshjes pėr mbrojtjen dhe nxitjen reciproke tė investimeve mes dy vendeve, si dhe njė Memorandumi Mirėkuptimi midis Ministrive tė Ekonomisė tė dy vendeve, pėr bashkėpunimin nė fushėn e industrisė dhe energjisė.
Tė dy kryeministrat vlerėsuan edhe rėndėsinė e ngritjes sė njė komisioni tė pėrbashkėt ekonomik, pėr tė ēuar mė tej axhendėn e bashkėpunimeve nė fusha me interes reciprok.
Bashkėpunimi ekonomik mes dy vendeve, nėnvizoi Kryeministri azerbajxhanas, intensifikohet mė tej edhe pėrmes nėnshkrimit tė 2 marrėveshjeve tė rėndėsishme qė u bėnė gjatė kėsaj vizite.
Kryeministri Berisha, duke e njohur homologun azerbajxhanas me zhvillimet nė Shqipėri, nėnvizoi se investimet azere janė tė mirėpritura nė njė sėrė sektorėsh me interes reciprok si; energjetika, turizmi etj dhe se qeveria shqiptare po bėn ēdo pėrpjekje pėr tė krijuar njė klimė sa mė tė favorshme dhe lehtėsuese pėr investimet e huaja.
Shqipėria, theksoi Kryeministri, ka potenciale tė vėrteta pėr t’ua ofruar kompanive tė Azerbajxhanit, si dhe ēdo qytetari tė kėtij vendi qė dėshiron tė vizitojė vendin tonė si turist.
BERISHA TAKON KRYEPARLAMENTARIN ASADOV
Nė vijim tė takimeve me personalitetet mė tė larta nė Baku, Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me Kryetarin e Parlamentarin, zotin Oktay Asadov.
Kryeparlamentari Asadov vlerėsoi si njė hap pozitiv nė konsolidimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve edhe ngritjen e grupeve parlamentare tė miqėsisė. Zoti Asadov falėnderoi Kryeministrin Berisha pėr mbėshtetjen e Shqipėrisė nė Kombet e Bashkuara apo institucione tė tjera ndėrkombėtare.
Kryeministri shprehu vendosmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė garantuar suksesin e ēdo investitori azer nė Shqipėri. Kryeministri theksoi se do tė ishte e mirėpritur prezenca e kompanisė shtetėrore azere Socar, me investimet e saj nė fushėn e energjisė dhe naftės, nė Shqipėri.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/berisha-ne-azerbajxhan-investoni-ne-shqiperi-klima-e-favorshme-81230.html