Amasia, superkontinenti i ri i së ardhmes

Amasia, superkontinenti i ri i së ardhmes SHBA - Pas 50-200 milionë vjetësh pritet të lindë një kontinent i ri, që do të quhet Amasia. Emri vjen nga bashkimi i Amerikës dhe Azisë, nga shkrirja e të cilave do të përbëhet në të ardhmen superkontinenti më i ri i Botës.

Mundësia për afrimin e kontinenteve është përfolur edhe më parë nga shkencëtarët, por një studim i fundit në SHBA, i publikuar në revistën “Nature” tregon se bashkimi do të ndodhë pikërisht në zonën ku sot shtrihet Poli i Veriut.

Pavarësisht kritikave, studiuesit e Universitetit Yale shprehen të bindur se teoria e tyre mbështetet me të dhënat që përshkruajnë fushën magnetike të tokës në të kaluarën.


http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/amasia-superkontinenti-i-ri-i-se-ardhmes-81233.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek