
AZERBAJXHAN- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se, projekti pėr gazsjellėsin Trans-Adriatik, TAP ėshtė projekti me fizibėl pėr transmetimin e gazit azer drejt tregjeve europiane dhe me rėndėsi vitale pėr sigurinė energjetike dhe zhvillimin e rajonit tė Ballkanit Perėndimor dhe Europės.
Zyra e shtypit pranė Kryeministrisė bėri tė ditur se, nė kuadėr tė vizitės sė tij zyrtare nė Baku, Kryeministri Berisha u takua me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Nė kėtė takim, Presidenti Aliyev shprehu interes pėr mundėsitė e mėdha pėr bashkėpunim dhe investime dhe sugjeroi qė tė ngrihet njė komision i pėrbashkėt ndėrqeveritar qė do tė shqyrtojė dhe ndjekė tė gjitha iniciativat e kėtij bashkėpunimi.
Ai falenderoi Kryeministrin Berisha pėr mbėshtetjen e Shqipėrisė ndaj Azerbajxhanit, pėr postin e anėtarit tė Kėshillit tė Sigurimit.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se fryma miqėsore e marrėdhėnieve politike dhe pozicioni gjeopolitik i tė dy vendeve janė faktorė themelorė pėr njė bashkėpunim tė frytshėm.
Kryeministri Berisha ftoi kompaninė shtetėrore tė gazit dhe naftės Socar tė marrė pjesė nė privatizimin e Albpetrolit, si dhe nė zhvillimin e masterplanit pėr ngritjen e rrjetit tė transmetimit tė gazit nė Shqipėri.
Gjatė ditės sė sotme, Kryeministri Berisha bėri njė vizitė nė monumentin kushtuar heroit kombėtar tė Azerbajxhanit, Hajdar Alijev, ish-president i Republikės sė Azerbajxhanit, pas shkėputjes nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Kryeministri vuri njė kurorė me lule pėr nder tė ish Presidentit, nė njė ceremoni solemne nė memorial. Mė pas, Kryeministri Berisha vuri njė kurorė edhe tek monumenti i Zjarrit tė Pashuar, nė varrezat e dėshmorėve, si dhe nderoi rreth 150 personat e vrarė brenda njė nate nga ushtria sovjetike nė vitit 1990, nė pėrpjekje pėr tė shtypur pavarėsinė e Azerbajxhanit.
BERISHA PRITET NGA HOMOLOGU I TIJ
Kryeministri i vendit Sali Berisha nė vijim tė vizitės sė tij nė Azerbajxhan, zhvilloi njė takim me Kryeministrin e Azerbajxhanit z.Artur Rasi-zade.
Pas takimit, tė dy shefat e qeverive ishin tė pranishėm nė nėnshkrimin e Marrėveshjes pėr mbrojtjen dhe nxitjen reciproke tė investimeve mes dy vendeve, si dhe njė Memorandumi Mirėkuptimi midis Ministrive tė Ekonomisė tė dy vendeve, pėr bashkėpunimin nė fushėn e industrisė dhe energjisė.
Tė dy kryeministrat vlerėsuan edhe rėndėsinė e ngritjes sė njė komisioni tė pėrbashkėt ekonomik, pėr tė ēuar mė tej axhendėn e bashkėpunimeve nė fusha me interes reciprok.
Bashkėpunimi ekonomik mes dy vendeve, nėnvizoi Kryeministri azerbajxhanas, intensifikohet mė tej edhe pėrmes nėnshkrimit tė 2 marrėveshjeve tė rėndėsishme qė u bėnė gjatė kėsaj vizite.
Kryeministri Berisha, duke e njohur homologun azerbajxhanas me zhvillimet nė Shqipėri, nėnvizoi se investimet azere janė tė mirėpritura nė njė sėrė sektorėsh me interes reciprok si; energjetika, turizmi etj dhe se qeveria shqiptare po bėn ēdo pėrpjekje pėr tė krijuar njė klimė sa mė tė favorshme dhe lehtėsuese pėr investimet e huaja.
Shqipėria, theksoi Kryeministri, ka potenciale tė vėrteta pėr t’ua ofruar kompanive tė Azerbajxhanit, si dhe ēdo qytetari tė kėtij vendi qė dėshiron tė vizitojė vendin tonė si turist.
BERISHA TAKON KRYEPARLAMENTARIN ASADOV
Nė vijim tė takimeve me personalitetet mė tė larta nė Baku, Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me Kryetarin e Parlamentarin, zotin Oktay Asadov.
Kryeparlamentari Asadov vlerėsoi si njė hap pozitiv nė konsolidimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve edhe ngritjen e grupeve parlamentare tė miqėsisė. Zoti Asadov falėnderoi Kryeministrin Berisha pėr mbėshtetjen e Shqipėrisė nė Kombet e Bashkuara apo institucione tė tjera ndėrkombėtare.
Kryeministri shprehu vendosmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė garantuar suksesin e ēdo investitori azer nė Shqipėri. Kryeministri theksoi se do tė ishte e mirėpritur prezenca e kompanisė shtetėrore azere Socar, me investimet e saj nė fushėn e energjisė dhe naftės, nė Shqipėri.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/berisha-ne-azerbajxhan-2-marreveshje-ekonomike-investoni-ne-shqiperi-81230.html