‘Banda e Lushnjes’, Dondollaku i shpëton burgimit të përjetshëm

‘Banda e Lushnjes’, Dondollaku i shpëton burgimit të përjetshëm TIRANË- Enver Dondollaku, i njohur si krahu i djathtë i Aldo Bares, i shpëton burgimit të përjetshëm.

Sipas verdiktit të firmosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Dondollaku do të qëndrojë prapa hekurave 25 vite. I cilësuar si një prej anëtarëve më aktivë të Bandës së Lushnjes, Dondollaku është gjetur fajtor për pesë vrasje, mes të cilave dhe ato të oficerit të policisë, Klenti Bano dhe punonjësit tjetër nga radhët e bluve, Sinan Meta.

Enver Dondollaku u dënua në mungesë, pasi ai prej disa vitesh ndodhet në burgjet italiane duke vuajtur një dënim për trafik narkotikësh.

Dosja penale ndaj tij u rigjykua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ishte rikthyer me vendim të Apelit, për shkak të shkeljeve të rënda proceduriale që ishin vërejtur gjatë gjykimit të parë.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/banda-e-lushnjes-dondollaku-i-shpeton-burgimit-te-perjetshem-81241.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek