
GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ndaloi pesë shtetas afganë që hynë ilegalisht në vendin tonë dhe arrestoi një shqiptar të akuzuar për trafikim të qënieve njerëzore.
“Pesë shtetasit afganë, të moshës 20-45 vjeç, janë ndaluar në afërsi të fshatit Zervat, shtatë kilometra në thellësi në territorit shqiptar, teksa udhëtonin me një furgon taksi “Benz”, me targa VL 7603 C, me drejtues Kastriot Shutaj, tashmë i ndaluar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Mësohet se afganët vinin nga Greqia dhe kishin destinacion final Italinë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/gjirokaster-ndalohen-ne-kufi-5-klandestine-afgane-81243.html