
TIRANE - Nė Gjykatėn e Tiranės ka nisur procesi gjyqėsor pėr shqyrtimin e kėrkesės sė ish-gardistit Agim Llupo, i cili kėrkon lirimin pasi kanė kaluar afatet e paraburgimit.
Pėr herė tė parė ka folur nė seancė, ish-gardisti Llupo i cili ka pohuar se askush nuk ka kryer hetime ndaj tij dhe nuk ėshtė marrė nė pyetje pėr njė vit rresht. Llupo ka pohuar se vetėm nė 9 maj i kanė komunikuar shtyrjen e hetimit.
“I kam pyetur sa burg bėjnė kėto nene. Mė thanė ē’tė duhen nenet, ty tė ka dėnuar populli me votė.”- deklaroi Llupo.
Pala mbrojtėse ka kundėrshtuar fort vendimin e gjykatės sė dy ditėve mė parė, e cila pranoi kėrkesėn e prokurorisė pėr zgjatjen edhe tre muaj tė afateve tė paraburgimit pėr Llupon.
Avokati Fatos Shanaj ka deklaruar nė seance se me vendimin e 8 shkurtit ėshtė cėnuar barazia e gjykimit dhe se gjykata ėshtė bėrė palė me prokurorinė.
Sipas palės mbrojtėse dy kėrkesat e prokurorisė dhe palės mbrojtese duhet te ishin shqyrtuar se bashku.
Gjyqtari Shkėlqim Mustafa tha se gjykata u detyrua tė jepte vendim pasi kishin kaluar mė 7 orė afatet e paraburgimit. Pala mbrojtėse e ish-gardistit Llupo paralajmėroi ankimimin e vendimit tė 8 shkurtit.
Agim Llupo akuzohet pėr vrasjen nė 21 janar tė demonstruesit Ziver Veizi, nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/afatet-e-paraburgimit-nis-seanca-ndaj-agim-llupos-81276.html