
ELBASAN - Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të premten në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Cërrikut", në qytetin e Elbasanit.
Burime të Policisë bënë të ditur se, "një mjet tip BMW me targë EL5185B me drejtues H. Alla është përplasur me mjetin tip Benz veturë me targa EL 1599 B, me drejtues I.G, 43 vjeç, banues në lagjen "Vullentari " Elbasan. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, është aksidentuar A.Z, 43 vjeç, i cili ishte kalimtar në rrugë në momentin e përplasjes së mjeteve".
I dëmtuari se bashku me drejtuesin e mjetit tip Benz, I.G, u dërguan në spitalin e Elbasanit, pasi kishin marrë disa dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes kreu veprimet e para hetimore ku konkludon se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip BMW.
Mësohet se 24-vjeçari është ndaluar nga policia deri në zbardhjen e plotë të hetimeve.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/elbasan-perplasen-dy-mjete-plagosen-dy-persona-81283.html