Basha diskuton planin urbanistik tė Tiranės me grupet e interesit

Basha diskuton planin urbanistik tė Tiranės me grupet e interesit TIRANE - Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha diskuton nė lidhje me planin urbanistik tė kryeqytetit me grupet e interesit.

Kryebashkiaku premtoi se plani zgjidh problemin e kanalizimve, cėshtjen e parkimit, etj, ndėrsa parashikon parqe rajonale dhe korridoret e gjelbėra. Zgjidhje do t’i jepet edhe furnizimit me ujė tė pijshėm, pasi ndėrmarrja e ujėsjellėsit do tė kalojė nė varėsinė e Bashkisė.

“Nė pėrfundim tė kėtij procesi do tė jetė e pamundur pėr kėdo qė tė ndėrtojė qoftė edhe duke shkelur njė kriter mjedisor dhe askush nuk do tė mund tė keqpėrdorė hapėsirėn private pėr tė shkelur interesat publike mjedisore, pra cilėsinė e jetės sė qytetarėve tanė.”- u shpreh Basha.

Ndėrmarrja e Ujėsjellės Kanalizime nė Tiranė, prej kohėsh ka qenė objekt konflikti mes qeverisjes qėndrore dhe Bashkisė sė Tiranės. Procesi i transferimit tė Ujėsjellės- Kanalizimeve ėshtė realizuar me tė gjitha bashkitė e tjera nė vend, pėrveē dy bashkive mė tė mėdha Tiranės dhe Durrėsit.

Administrata e mėparshme e Bashkisė sė Tiranės pretendonte qė t’a drejtonte e vetme Ndėrmarrjen e Ujėsjellės Kanalizime nė Tiranė, por qeveria shqiptare gjykonte se kėrkesa e bashkisė ishte nė kundėrshtim me studimin e fizibilitetit nė funksionimin e ndėrmarrjes nė gjithė hapėsirėn e Tiranės sė madhe dhe jo vetėm Tiranės sė mbuluar nga Bashkia.

Bashkimi i Ndėrmarrjes Ujėsjellės Kanalizime Qytet, e cila nė atė kohė varej nga Ministria e Ekonomisė me Ndėrmarrjen e Ujėsjellėsit Fshat nė varės tė Qarkut tė Tiranės si dhe shkrirja e ish-Ndėrmarrja 4 qė i shėrbente me kanalizimeve vetėm 40 pėrqind tė komunave tė Tiranės, u bė nė vitn 2003.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/basha-diskuton-planin-urbanistik-te-tiranes-me-grupet-e-interesit-81290.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek