Topalli: Aleanca Kuq e Zi e pashpresë për të rrëzuar Berishën

Topalli: Aleanca Kuq e Zi e pashpresë për të rrëzuar Berishën TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozëefina Topalli në një intervistë për Deutsche Welle ka komentuar zhvillimet më të fund në vend.

Mundësinë e krijimit të një partie të re, tashmë nga ish nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, Topalli e cilëson Aleancën Kuq e Zi si një realitet fals, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me PD.

Kryparlamentarja thekson se Aleanca Kuq e Zi është krijuar me shpresën se mund ti prishë punë qeverisë Berisha.

“Është një realitet fals, i ushqyer më shumë nga disa media të caktuara që tregojnë interes për të, ndoshta me shpresë se mund t'i prishë punë Sali Berishës. Në fakt ajo s'ka asgjë të përbashkët me PD-në. Sepse PD-ja është forcë perëndimore, e cila ka lindur si forcë për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”,- thekson Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli vlerëson se Aleanca Kuq e Zi është kundër aspiratës dhe qëllimit kombëtar të shqiptarëve, pavarëisht se lobon me këtë cështje.

“Ndërsa kjo lëvizje është e kundërta e aspiratës dhe qëllimit kombëtar të shqiptarëve. Ndaj dhe them që është pa bazë, pa rrënjë dhe jashtë realitetit dhe e drejtuar nga një sharlatan, të cilin shqiptarët e njohin”,- thekson Topalli.

E pyetur lidhur me përfoljen e emrit të saj si kandidate e mundshme për postin e presidentit, dhe sa e gatshme do ishte për të marrë përsipër këtë detyre, Zonja Topalli i është përgjigjur se mund të flasin për këtë cështje, kur zgjedhja e presidentit do të vendoset në rend të ditës pas disa muajsh.

“Në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë ka një axhendë krejt tjetër. Zgjedhja e presidentit do të vendoset në rend të ditës pas disa muajsh. Atëherë mund të flasim sërish për këtë çështje”,- nënvizon Topalli.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/topalli-aleanca-kuq-e-zi-e-pashprese-per-te-rrezuar-berishen-81299.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek