
VLORË- Një 57-vjecar është gjetur i asfiksuar në baesën e tij.
Policia e Vlorës bën me dije se viktima është shtetasi Theodhori Koli Mbyeti, vjeç 57, banues në fshatin Delisuf, komuna Novoselë.
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për këtë rast ka rezultuar se viktima ka qënë në banesën e tij duke u ngrohur me një mangall me qymyr dhe se shkaku i vdekjes ka qënë asfiksia nga monoksidi i karbonit.
Viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetsore dhe më pas kohë më vonë ka vdekur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë si ngjarje aksidentale.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ngrohej-me-qymyr-asfiksohet-57-vjecari-ne-novosele-81303.html