
KUKËS-152 familje në Komunën Ujmisht ndodhen të bllokuar mes dëborës dhe temperaturave të ulëta.
Kreu i Komunës Ujmisht në Kukës, Ahmet Deda apelon për ndihmë në NEWS24, pasi 152 familjet e Komunës Ujmisht nuk kanë më rezerva ushqimore. Sipas Dedës në 7 fshatra më të afërt rrugët janë bllokuar dhe nuk ka mundësi komunikimi, ndërkohë që borë pastrueset nuk mund të zhbllokojnë dot akse kryesore për shkak të trashësisë së borës që ka arritur rreth 1.5 metra.
Reshje të dendura dëbore kanë nisur në orët e mbrëmjes në zonën verilindore, ku situata mund të përkeqësohet në orët e natës.
Megjithëse mungon era, ka një rënie të temperaturës, e cila tashmë ka arritur në minus 10 gradë celsius. Brenda një orë trashësia e dëborës së re ka arritur në rreth 5 centimetra, ndërsa vazhdimi edhe gjatë orëve të natës mund të mbyllë edhe akset rrugore të mbajtur hapur deri tani.
Deri tani nuk ka ndonjë përkeqësim të situatës në akset rrugore, ndërsa janë të izoluar komunat e Zapodit, Shishtavecit, Grykë Cajës, Kalisit, Surrojit dhe Arrnit. Po ashtu të izoluara janë edhe komunat e Lekbibajt dhe Bytycit në rrethin e Tropojës. Ndërkohë vazhdimi i reshjeve mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën e deritanishme.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kreu-i-komunes-ujmisht-152-familje-pa-ushqime-81322.html