
TIRANË- Një zjarr ka përfshirë kodrat që rrethojne zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Flakët e zjarrit në orët e pasdites janë konstatuar nga banorët, të cilët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses.
Zjarri raportohet se ka djegur rreh 5 ha, kryesisht me bimësi shkurre, ndërsa ka vënë në panik banorët e shtëpive pranë. Shuarja e flakëve ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor, ndërsa raportohet se në ndihmë kanë ardhur dhe forcat e ushtrisë që me mjete rrethanore kanë bërë të mundur lokalizimin dhe më pas fikjen e plotë të zjarrit.
Ndërkaq, është ngritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet, ndërsa të dhënat flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirane-zjarri-perfshin-kodrat-e-komunes-se-parisit-81323.html