Durrës, makina përplas kalimtarin, vdes 50-vjecari

Durrës, makina përplas kalimtarin, vdes 50-vjecari DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjecari, ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në zonën e plazhit në Durrës. Sipas policisë viktima është Safet Karafili, 50-vjec.

Aksidenti ndodhi pranë pranë stacionit të autobusëve në lagjen 13, ku një autmomjet përplasi për vdekje 50-vjecarin, ndërkohë policia bën me dije se viktima dyshohet të jetë kalimtar.

Brutë bëjnë me dije se personat të cilët aksidentuan 50-vjecarin e dërguan menjëherë për mjekim në spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht ai nuk mundi ti përballojë plagët e marra.

Policia nis hetimet për zbardhjen e aksidentit.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/durres-makina-perplas-kalimtarin-vdes-50-vjecari-81324.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek