Berat, dhunuan qytetarin, pranga punonjësve të CEZ

Berat, dhunuan qytetarin, pranga punonjësve të CEZ BERAT- Dhunuan fizikisht një banor të Beratit, arrestohet dy punonjës të kompanisë CEZ. Lajmi konfirmohet nga policia e Beratit, sipas së cilës dy të arrestuarit përkatësisht Ulsi Rujo dhe Fitim Cela kanë ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit me iniciale B.C, pasi ky i fundit ishte ankuar tek ata për faturimin.

Sipas policise ngjarja ka ndodhur pranë merkatos së qytetit, kur mes qytetarit dhe dy punonjësve të kompanisë ka nisur një debat i ashpër derisa më pas këta të fundit kanë nisur ta dhunojnë fizikisht.

Kanë qenë banorë të qytetit, të cilët pasi kanë parë ngjarjen lajmëruan forcat e policisë, të cilat u vunë në ndjekje të dy autorëve, të cilët u arrestuan teksa largoheshin me automjet nga qyteti. Ndërkaq mësohet se i dhunuari ndodhet në spitalin e Beratit me plagë të rënda ne trup, por jashtë rrezikut për jetën.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/berat-dhunuan-qytetarin-pranga-punonjesve-te-cez-81325.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek