
FIER- Burg pa afat për dy italianët e akuzuar për një seri grabitjesh në Lushnje dhe Vlorë. Vendimi për Franko Galluci 32-vjec dhe Xhuzepe Galiota 30- vjec është dhënë sot nga Gjykata e Fierit.
Dy italianët akuzohen për grabitjen e argjendarisë në lagjen ‘28 Nëntori’ në Fier si dhe një seri grabitjesh të tjera në dy qytete të tjera. Seancat gjyqësore për dy shtetasit italian janë bërë vec e vec, pasi njëri prej të akuzuarve nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa tjetri Xhuzepe Galjota e ka pranuar këtë akuzë në ambjentet e komisariatit të policisë Fier.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/fier-burg-pa-afat-per-2-italianet-akuzohen-per-grabitje-81327.html