Tirana 92 vjet kryeqytet. Berisha: Fatkeqėsitė politike ia mohuan zhvillimin

Tirana 92 vjet kryeqytet. Berisha: Fatkeqėsitė politike ia mohuan zhvillimin TIRANĖ-Sot mė 11 shkurt mbushėn plot 92 vjet nga dita kur Tirana mori statusin e kryeqytetit tė Shqipėrisė.
Me rastin e shpalljes sė Tiranės kryeqytet sot Bashkia e Tiranės mbajti njė simpozium ku ishin tė ftuar kryeministri Sali Berisha dhe historianė.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse kreu i qeverisė e cilėsoi Tiranėn ėndrrėn mė tė bukur tė cdo shqiptari. “Kjo ėshtė njė ditė e veēantė nė historinė e kombit tonė, nje akt madhor. Pasi Tirana ėshtė epiqendra e politikės shqiptare zemra dhe truri i kombit, ėndrra e shqiptarėve,. Ėndrra mė e bukur e tyre”.

Pasi pėrgėzoi z Basha pėr frymėn qytetare qė riktheu nė Tiranė, Berisha theksoi se kryeqyteti ėshtė nė pritje bum-eve tė zhvillimeve pasi politika ia ka mohuar kėto.
“Tirana pret dhe jam i bindur se me pėrkushtimin mė tė madh me ekipin tuaj, zhvillimin e madh pasi fatkeqėsirat politike ja mohuan asaj. Tirana pret vazhdimin e veprave tė mėdha z kryetar”. 
Ndėrkohė, kryeministri Sali Berisha, vuri nė dukje se Tirana ishte qyteti i parė qė filloi frymėn e nevojshme dhe finalizoi rrėzimin e diktaturės.
“Tirana ėshtė qyteti i parė qė pėrmbysi diktaturėn”, tha Berisha duke shtuar se ata qė vendosėn shpalljen e Tiranės kryeqytet, bėnė njė akt madhor nė histori.
“Tirana do tė themelonte tė parėn parti opozitare, dhe do shndėrrohej sėrish nė udhėheqje tė progresit”, vijoi me tej kryeministri.

Gjatė fjalės sė tij, kryetari i bashkisė Lulzim Basha, tha se Tirana ėshtė rrezatimi i vlerave tė kombit, njė qytet siē tha Basha, "qytet ende i etur pėr liri".
Kryebashkiaku tha se Tirana ėshtė qendra rrezatuese e vlerave tė pėrbashkėta. “Tirana dhe bashkia pėrjetojnė 2012 si njė vit tė jashtėzakonshėm pėr kombin tonė. Pėr 100-vjetorin do tė bėjmė gjithēka pėr tė pėrkujtuar me respekt kontributin e baballarėve tė kombit. Eshtė momenti pėr tė kujtuar tė gjitha familjet autoktone tiranase dhe pėr tė folur pėr tiranėn e tė ardhmes”, tha Basha.

Sipas Bashės sot nė kėtė 100 vjetor tė pavarėsisė, Tirana vjen dhe si njė qytet i bashkėjetesės fetare .
Me tej, kryebashkiaku u shpreh se sot Tirana ėshtė mė parėn se kurrė Brukselit, Romės, Prishtinės ndėrsa theksoi se prioritet ėshtė Tirana evropiane.

92 vjet kryeqytet
Tirana u shpall kryeqytet nė 11 shkurt 1920 nė Kongresin e Lushnjės.
Keshtu mė 11 shkurt Tirana mori statusin e kryeqytetit tė Shqipėrisė. Qė prej asaj dite Tirana mori rolin parėsor nė jetėn ekonomike, politike e shoqėrore tė vendit, por njėkohėsisht ky pozicion luajti njė rol tė madh nė zhvillimin e qytetit.

Tirana ėshtė shpallur kryeqytet i vendit nė Kongresin e Lushnjes mė 1920. Por zyrtarisht ajo njihet si kryeqytet i Shqipėrisė mė 11 shkurt, pasi nė kėtė datė qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina ka hyrė nė Tiranė. Pėr kėtė arsye sot mė 11 shkurt 2011 Tirana feston 91-vjetorin si kryeqytet i vendit.

Tirana ėshtė krijuar nė vitin 1614 nga Sulejman Pasha nga Mulleti. Fillimisht ka pasur vetėm njė xhami, aty ku sot ėshtė Ushtari i Panjohur, njė han(hotel), njė plus dhe njė furrė. Krijimi i qeverisė sė parė me Sulejman Delvinėn e ktheu dhe Tiranėn kryeqytetin e vendit, qendrėn kryesore politike tė mbarė vendit
Tani Tirana sė bashku me rrethinat shkon nė 1 milion banor. Ėshtė njė qendėr politike, ekonomike dhe kulturore e rėndėsishme pėr gjithė vendin.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirana-92-vjet-kryeqytet--berisha-fatkeqesite-politike-ia-mohuan-zhvillimin-81346.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek